VIDEOJA E PUBLIKUAR NË MEDIAT RUSE TREGON SE VRASËSI PO ECTE NË KËMBË PASI KALOI MBI URË. Zbulohen një video qe tregon momentet e fundit të politikanit rus Boris Nemtsov

që po kalonte nëpër një urë Moskës me të dashurën e tij para se të qëllohej për vdekje. Videoja e publikuar në mediat ruse tregon se vrasësi po ecte në këmbë pasi kaloi mbi urë, dhe po priste zotin Nemtsov. Klipi, që ju mund ta shihni në këtë lajm, synon të zbardhë çastet e ekzekutimit të liderit opozitar rus teksa ky i fundit po ecte me Anna Duritskaya përgjatë urës e cila sheh nga katedralja e Shën Vasilit. Mediat ruse duke komentuar pamjet CCTV, raportojnë se vrasësi më pas u largua me një makinë, pasi shfaqet në këmbë. Kjo tregon që ai kishte edhe bashkëpunëtorë në këtë vrasje. Videoja zbuluar nga uebasjti rus TBU sugjeron se vrasësi mund të ketë qenë duke pritur Nemtsov në këmbë përpara se të largohej në një krim kështu të mirëorganizuar. Politikani i martuar thuhet se kishte darkuar me të dashurën e tij 23-vjeçare ukrainase, të premten në orët e fundit përpara vrasjes. Dyshja janë parë duke ecur nëpër urë, vetëm pak metra larg nga Kremlini, para se Nemtsov të qëllohej katër herë.