Gjykata e Lezhës ka pezulluar proçedimin penal dhe gjykimin ndaj shtetasit Edmond Përdoda i akuzuar për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarja e ndodhur në vitin 2020 në fshatin Lalm i Vjeter.Ndaj 42-vjeçari të akuzuar për veprat penale “Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese” kryer ne bashkepunim dhe “Mbajtja pa leje e armeve, armeve shperthyese dhe municionit” eshte vendosur caktimi I mases mjekesore”Mjekim I detyruar ne nje institucion mjekesor psikiatrik, parashikuar nga Kodi Penal.
Pezullimi i Gjykimit për Përdoden erdhi pas raportit mjeko-ligjor që e nxori me probleme të thekesuara të shëndetit mendor, ndërsa është vendosur edhe shuarja e mases së sigurisë “Arrest në burg” të vendosur ndaj tij. Edmond Përdoda u arrestua nga forcat RENEA në shkurt të vitit 2022 dy vite pas krimit të dyfishte, ndërsa për vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni është dënuar me burgim të përjetshem vëllai i tij Aleksander Përdoda.
Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit. Ata kishin shkuar në vendlindje që prej orëve të mëngjesit të asaj dite, por u përballën me persona të armatosur të cilët i ekzektuan më bresheri plumbash.
Pas arrestimit Edmond Përdoda pranoi autoresinë e krimit duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur arme si dhe dëshmoi se kishte vepruar i vetem dhe se vëllai i tij Aleksander Përdoda nuk kishte lidhje me ngjarjen.