Krimet e Rënda kanë zhvilluar sot seancën ndaj shtetasit Fatjon Karmeshta, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një vrasje në prill të 2016. Karmeshta nuk ka pranuar të flasë para trupës gjykuese, duke thënë se nuk është në gjendje dhe se do të flasë në një moment të dytë. Karmeshta akuzohet se është përfshirë në vrasjen e shtetases Suela Sula, më 23 prill 2016, në mobilerinë e familjes së saj, në Bushat të Shkodrës.

Ai dyshohet se është urdhëruar për krimin e rëndë nga burri i viktimës, i cili ka qenë xheloz për gruan dhe ka pasur frikë se mos ajo ndahet prej tij dhe i merr gjysmën e pasurisë, duke zgjedhur t’i marrë asaj jetën. Pas arrestimit të bashkëshortit të viktimës, Sadetin Sula, është arrestuar dhe shtetasi Fatjon karmeshta, për të cilin Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasje. Prokuroria dyshonte që ka qenë bashkëshorti i viktimës, i cili ka urdhëruar Karmeshtën për të vrarë gruan e tij.

Në trupin e viktimës Suela Sula janë gjetur gjurmë ADN-je të Fatjon Karmeshtës. Ndërsa, prokuroria sqaroi se Suela është mbytur me duar në fyt nga Karmeshta.

Artikulli paraprakTONIGHT – 23.01.2018
Artikulli tjetërFSHATRAT E POSTRIBËS PA INFRASTRUKTURË