Një tjetër qytet është hedhur sot në protestë në lidhje me vrasjen e të riut Klodian Rasha, i cili u qëllua për vdekje me armë nga një efektiv policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës. Mësohet se protesta ka nisur në orën 17:00, ndërkohë që të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur pranë “Obeliskut” në Lezhë.

Kujtojmë se në Korçë aktualisht po mbahet një protestë, ku janë regjistruar dhe disa incidente, pasi disa të rinj janë përplasur me policinë. Po ashtu është paralajmëruar që në orën 18:00 në Tiranë të nis një protestë, ku starti do jetë para Ministrisë së Brendshme.

Artikulli paraprakPROTESTA PËR VRASJEN E KLODIAN RASHËS/ POLICËT ME MASKA KUNDËRGAZ, ‘BLINDOHET’ MINISTRIA E BRENDSHME
Artikulli tjetërDEBATI PËR RAPORTIN MBI SHQIPËRINË NË BE, RAMA AKUZOHET PËR TENDENCA AUTORITARISTE NË PE