MEDIAT MË PRESTIGJOZE I KUSHTOJNË VËMËNDJE NGJARJES TRAGJIKE. “Në malet e Shqipërisë u grabitën dhe u vranë dy turistë çekë”. Ky është titulli që të gjitha mediat  ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato çeke e kanë pasqyruar lajmin e vrasjes së turistëvë në Dukagjin. Prestigjozja britanike Daylimail shkruan se dy turistë çekë u vranë në malet e Shqipërsë, ndërsa autorët për të fshehur krimin e kanë rrokullisur makinën që ngjarja të dukej si aksident.

Edhe Reuters dhe Euroneës pasqyrojnë ngjarjen duke shkruar se dy turistë çekë u vranë në malet e Shqipërisë. Më tej theksojnë se brenda në makinë u gjet edhe një automatik. Ndërsa duke iu referuar burimeve të policisë shqiptarë shkruajnë se një prej autorëve mund të ketë qenë në makinë me turistët. Një media çeke duke iu referuar Reuters shkruan: Në malet shqiptarë dy turistë çekë u sulmuan dhe u vranë nga persona të panjohur dhe më pas sulmuesit hodhën makinën e tyrë në një humnerë. Dy turistët çekë Michael  Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe u vranë mbrëmjen e së premtës në fshatin Prekal të Dukagjinit.