Prej tri muajsh seancat gjyqësore ndaj të pandehurit Arsen Stojku, i akuzuar si autor i vrasjes së vëllezërve Bilali në Shkodër janë duke u shtyrë për shkak se nuk paraqiten dëshmitarët e thirrur nga prokuroria.

Avokati mbrojtës i të pandehurit Stojku, Artan Gjuzi deklaron se shtyrja pafund e gjyqeve për Arsen Stojkun është e patolerueshme ndaj edhe do t’i drejtohet SPAK që të merren masa. Pala mbrojtëse pretendon se ndaj Stojkut prokuroria nuk ka asnjë provë dhe se prej 30 muajsh po mbahet padrejtësisht në paraburgim.

Avokati mbrojtëse shprehet se do presin vetëm pak në disa seanca të tjera gjyqësore dhe në rast se vijohet me shtyrje të pakuptimtë të procesit atëherë do të dorëzojë kërkesën në SPAK.

Shtyrja e gjyqeve thotë avokati Gjuzi e dëmton procesin ndërsa i bën thirrje prokurorisë që të tërheqë dosjen ndaj Arsen Stojkut pasi ndaj tij nuk ka asnjë prove.

Vëllezërit Bilali u vranë në 30 marsin e 2019-ës pranë shtëpisë së tyre. Një muaj pas vrasjes policia arrestoi si autor të vrasjes shtetasin Arsen Stojku dhe si bashkëpunëtor shtetasin tjetër Mylslim Rama.

Tashmë vijon procesi gjyqësor ndaj tyre në gjykatën e shkallës së parë por me ritme të ngadalta për shkak të shtyrjes së seancave gjyqësore tre muajt e fundit.

Artikulli paraprakANËTARI I KRYESISË: PD SHKODËR MBËSHTET BERISHËN, JO BASHËN
Artikulli tjetërSHËNDETI – 15.09.2021