Gjykata e shkalles se pare ka lene ne masen e sigurise “arrest shtepie” shtetasin Marash Arra i dyshuar fillimisht per vrasjen e kusheririt te tij Lazer Arra ne Shosh te Dukagjinit por ndryshe nga policia prokuroria ngriti vetem akuzen “per moskallezim krimi”.

Prokuroria kerkoi masen e sigurise “arrest shtepie” ndersa pala mbrojtese “detyrim paraqitje” dhe ne fund gjykata e la me “arrest shtepie” duke bere qe te lirohet nga paraburgimi ndersa ishte me masen e sigurise “arrest me burg”.

I dyshuari Marash Arra ka mohuar qe ne fillim akuzen ndaj tij duke thene se nuk ka asnje lidhje me vrasjen e kusheririt dhe se nuk ka dijeni se kush e ka vrare.

Ne gjykate kane mberritur edhe pergjigjet per provat materiale dhe shtetasi Marash Arra nuk rezulton i perfshire ne asnje pergjigje ekspertimi.

Artikulli paraprakBASHA NGA KONGRESI I CDU: DO KTHEHEMI NGA GJERMANIA ME DUART PLOT (VIDEO)
Artikulli tjetërRRUGA NË LAGJEN “SKENDERBEG” 3 MUAJ PA DRITA