Makina tip benz u konstatua nga banoret në një parcele-arë rreth 1 km larg zonës së banuar dhe në lidhje me rastin u sinjalizua menjëherë policia.Sipas bluve automjeti është djegur plotësisht, ndërsa kjo makinë ishte denoncuar e vjedhur në shtator të vitit 2022, në Dimal të Qarkut Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht, ndërsa dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit Nikolin Lekstakaj, pasditen e së mërkures në Balldre të Lezhës.Sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e proves materiale dhe do të dërgohen për ekzaminike në laboratorin e policisë shkencore në Tiranë.

Ndërkohë nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, bën të ditur policia.

Artikulli paraprakPËRPLASEN DY MAKINA, PLAGOSET 1 PERSON
Artikulli tjetërDOSJA E INCENERATORËVE, BERISHA: EDI RAMA DO TË BËJË KURBAN NIKO PELESHIN