GJYKATA JEP MASËN E SIGURISË “ARREST ME BURG” PËR DENIS ARRILËN. “Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata e shkallës së parë në Shkoder ka dhënë ndaj Denis Arrilës, autor i dyshuar i vrasjes së 26-vjeçarit Indrit Halili, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 5 Nëntorit në unazën perendimore të Shkodres, në lagjen “Mëhalla e re”.

Seanca gjyqësore ndaj 28 vjeçarit u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kryesohej nga gjyqtarja Ermira Dedja. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë më dije se autori përmes avokatit të tij ka pranuar krimin dhe ku ka sqaruar se zanafilla mes tyre ka qënë për një dëbat banal mes tij dhe viktimës ndërsa po luanin në një kalçeto. Prokurorja e çeshtjes ka paraqitur provat që sipas saj implikojnë 28 vjeçarin, duke kërkuar edhe vlerësimin e ligjshëm të arrestit ndaj Arrilës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja automatiku model 56, si dhe celulari i viktimës me të cilin ai ka qënë duke folur në momentin që është ekzekutuar me brëshëri automatiku. Ndërkohë autori i dyshuar Arrila i cili menjëhërë është larguar nga vendi i krimit, i pyetur nga togat e zeza se përse ka udhëtuar drejt Tiranës, ai nuk ka pranuar të përgjigjet, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë. Indrit Halili u ekzekutua me breshëri automatiku pranë banesës së tij në lagjën “Mehallë e re”, ku autori po e priste atë në një makinë të parkuar në pjesën anësore të rrugës. Pasi qëlloi mbi të 12 herë, ai u largua menjëherë nga vendi ngjarjes dhe vetëm pas 1 jave policia arriti ta vërë në pranga në zonën e Brrylit në Tiranë. Mbi Arrilën rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”. Duke vlerësuar të gjitha provat balistike të gjetura në vendngjarje si dhe nga vetë dëshmia e tij, trupa gjykuese e vlerësoi të ligjshëm arrestin e 28 vjecarit, i cili menjëherë pas masës së sigurisë është dërguar në burgun e “Shën Kollit” në Lezhë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/hBD4kTntqKM?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakEDICIONI I 17-të I PANAIRIT TË LIBRIT
Artikulli tjetërSHKARKOHET DREJTORESHA, NXËNËSIT NË PROTESTË