Vrasja makabre e kamionistit për borxhet, dy shqiptarë në pranga

Pesë persona janë arrestuar nga policia italiane e Astit lidhur me vrasjen e Francesco Indino-s, kamionistit italian 52-vjeçar. Krimi ka ndodhur më 25 qershor 2015 në Asti, ku 52-vjeçari është goditur për vdekje me shufra hekuri. Në pranga janë vënë 3 italianë, mes tyre edhe punëdhënësi i Indinos si dhe dy shqiptarë, me precedentë të mëparshëm penalë. Shqiptarët e arrestuar janë Alban Hila dhe Afrim Jahja. Hetuesit besojnë se, motivi i vrasjes me paramendim ishin borxhet që punëdhënësi Stefano Bagnasco kishte ndaj viktimës