Kryeprokurori Adriatik Llalla pezullon nga detyra drejtoren e Drejtorisë Gjyqësor Alma Muçaj si dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

Gjithashtu kryeprokurori Llalla urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për autorët dyshuar të vrasjes së ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 3 persona. Dyshohet se prokurori Selmani pasi e ka dikutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça ka kërkuar pishimin e e akuzave shumë të rënda Prokurori kerkoi pushim e akuzave te renda Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar.

Një prej të pandehurve është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë. Të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendimet e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet. Prokuroria informon: Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë.

Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça. Prokurori i Përgjithshëm, i vënë në dijeni për situatën, pasi prokurori Selmani e kishte prezantuar qëndrim e tij në Gjykatën e Lartë, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e tij dhe të drejtorit , Alma Muça, si edhe ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve….” Dhe “Shpërdorim detyre”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi. Gjithashtu, pjesë e penalizimit administrativ dhe hetimit penal janë edhe ndihmësit gjyqësorë, të cilët kanë përgatitur relacionin për prokurorin.

Tre të vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i përplasjejes me armë të ndodhur mes dy grupeve rreth orës 14:15 minuta, të 7 prillit 2015, në lagjen “24 Maji” e njohur ndryshe si lagjja “Çole” në Vlorë. Viktimat janë Haki Rakipi 28 vjeç dhe 27 vjeçari Alfred Velaj, Albi Limaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Aleksandër Llanaj

Artikulli paraprakDITA E GJASHTË E PROTESTËS SË OPOZITËS, BOJKOT SEANCËS PLENARE
Artikulli tjetërRRITEN PENSIONET, NGA 1 MARSI 3% MË SHUMË