Mediat greke publikuan fragmente nga dëshmia tronditëse e bashkëshortit të 20 vjeçares, e cila u vra më 11 maj, në Athinë, në sy të foshnjës 11 muajshe.

Dëshmia e burrit të Karolain, në momentin kur erdhi policia dhe e zgjidhi nga litarët dhe shiritët izolues:

“Kur u ngrita pashë gruan time të shtrirë në shtrat, nuk lëvizte. Duart e saj ishin të lidhura pas shpinës dhe vajza jonë ishte pranë saj zgjuar, por ajo nuk po qante. Unë përqafova gruan time dhe vajzën tonë duke qarë dhe pastaj polici më tha “ajo nuk jeton më, përpiqu të qetësohesh”.

Unë isha i shokuar, mora vajzën time në krahët dhe zbrita poshtë (në katin e parë të banesës). Ne duhet të kemi rënë në gjumë midis orës 01:15 dhe 01:30. U zgjova kur dëgjova një zhurmë nga dera. Nuk e kuptova se sa ishte ora. Kur hapa sytë, pashë tre burra që hynë në dhomë. Ai m’u afrua me pistoletë dhe para se të më thoshte ndonjë gjë, unë i thashë:Në dhomën e ndenjes ka 10,000 euro para në dorë. Ju lutemi mos na bëni gjë.”

Sidoqoftë, 32-vjeçari gjithashtu iu referua asaj që po bënte në atë moment. Ai thotë se ishte përpjekur të zgjonte gruan nga gjumi. Por sapo Karolain pa grabitësit, filloi të bërtasë. Pastaj një nga autorët, ai me pistoletën e argjendtë e shenjëstroi atë, ndërsa autori i dyti u drejtua drejt 20-vjeçares.

“Burri i shkurtër shkoi te gruaja ime, e ktheu fytyrën poshtë , duke i ushtruar presion në jastëk. Në momentin që unë lëviza për të reaguar, ai më drejtoi pistoletën në anën e djathtë të qafës time, pastaj më hodhi në dysheme,” tha piloti në dëshminë e tij, i cili më pas iu referua autorëve.

Sipas pilotit, autorët flisnin mirë greqisht, por në një moment ata flisnin në një gjuhë që i kujtonte bullgarishten ose shqipen. “Për shkak se goja ishte e lidhur, në një moment kam humbur vetëdijen plotësisht. Kur u zgjova nuk dëgjova asgjë.

“Unë nuk e dija sa kohë kishte kaluar, nuk mund ta kuptoja nëse ishte agim apo jo”, pohoi 32-vjeçari, i cili gjithashtu iu referua njërit prej autorëve, “të shkurtrin”. Ia pa fytyrën, autorit i rrëshqiti maska dhe i ra në qafë, teksa po zbriste shkallët.

“I shkurtri ka buzë të mëdha dhe një hundë të mprehtë, një fytyrë të rrumbullakët dhe të parruar, me ngjyrë të çelët (jo si imja, e cila është bjonde) dhe sy të theksuar. E kuptova që ai është mbi 35 vjeç. Ishte rreth 1.70 metra dhe me muskuj, kishte shpatulla të gjëra”, deklaroi burri në dëshminë e tij.