Antonio Olivieri 50 vjeç, u gjet i vdekur mëngjesin e së enjtes në bodrumin e shtëpisë së tij në Sestri Levante , Itali.

Mediat italiane raportojnë se një nga dy pistat ku po hetohet është ajo e vrasjes së Olivierit nga mafia shqiptare. Dyshohet se 50-vjeçari është eliminuar nga një grup kriminal shqiptar që vepron një zonë në trafikun e drogës me të cilët ka pasur kontakte.

Pista e dytë është e vrasjes së italianit nga ish gruaja e tij, e cila është njohur për varësinë nga lojërat e fatit. Megjithatë, mediat raportojnë se autorët mund të vihen shpejt pas hekurave, pasi ka gjurmë të shumta në vendin e krimit.