33-vjeçari Alfons Kola i cili u sulmua për vdekje me thikë pasditen e së mërkures në Breshia të Italisë, si dhe autori i dyshuar i ngjarjes Petrit Gega janë nga fshati Kallmet.Krimi i rëndë i ka tronditur të gjithë në fshat, pasi familja e viktimes dhe autorit kanë lidhje miqesore dhe janë fqinj me njëra tjetren.Banoret thonë se dy familjet kishin patur mërrëdhinie të mira dhe nuk kishin dijeni rreth konflikteve që mund të kenë patur viktima dhe autori në Itali, ku ndodhi dhe krimi i rëndë.

Familja Kola ka hapur dyert e mortit për vdekjen e djalit të tyre 33-vjeçar, ndërsa trupi i viktimes nuk ka mbërritur ende në shqipëri, pasi autoritetet Italiane po kryejne ekspertizen mjeko-ligjore dhe veprime të tjera hetimore, për dokumentimin e plotë të ngjarjes.Alfons Kola u sulmua me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias. I riu mbeti i plagosur rëndë dhe gjeti vdekjen në Spital disa minita pas ngjarjes, pasi nuk mundi tju mbijetoje plageve të marra në disa pjesë të trupit.Si autor i dyshuart i ngjarjes, policia ka vënë në pranga 53-vjeçarin Petrit Gega, ndërsa motivet e këtij krimi me protagonist dy bashkëfshatar mbeten ende të paqarta.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAKSIDENTOI 38-VJEÇARIN, ARRESTOHET AUTORI
Artikulli tjetërKËRCËNOHET BIZNESMENI SHQIPTAR NË ZVICËR, BIE PRE E MASHTRIMIT