Familja Buçi në Kamzë sot ka habur dyert e morit, ku për vizitë ka shkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Pas vizitës, kreu i PD shprehu ngushëllimet për të afërmit, ndërsa tha se ngjarja e mbrëmshme është dëshmi e dështimit dhe dorëzimit të shtetit përballë krimit.

Basha: Jam këtu për ti shprehur ngushëllime familjes Buci, për të ndarë me ta dhimbjen e madhe që është e tyrja por edhe gjithë Shqipërisë.

Pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël ka marrë përmasa tronditëse ku në më pak se 4 javë jo vetëm grabitjet janë bërë lajmi i përditshëm,

por për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare, sic ishte rasti i mbrëmshëm në Kamzë apo ai në Fier para disa javësh.

Kjo është dëshmi e dorëzimit dhe dështimit të shtetit dhe rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë sepse nuk ka polici në shërbim të qytetarëve kur kemi ministra në shërbim të kriminelëve

Basha tha gjithashtu se përqasja e PD është zero tolerancë për krimin, por kjo tha ai duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, duke nisur nga kryeministri dhe ministri i Brendshëm.

Basha: PD do të jetë në krah të familjes Buci, të familjarëve të tjerë që kanë vuajtur grabitjet e përdishme dhe kanë humbur të dashurit e tyre.

Përqasja jonë do të jetë tolerancë zero ndaj krimit, grushti i hekurt në zemër të krimit, por kjo duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, me shkëputjen e lidhjeve kriminale duke nisur nga kryeministri, ministri i Brendshëm, e deri tek drejtorët e policisë dhe policët e thjeshtë.

Agim Buçi 52 vjeç mbeti i vrarë, ndërsa gruaja e tij u plagos gjatë tentativës së grabitjes së dyqanit të tyre nga persona ende të pa identifikuar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHIFRA TË FRIKSHME NGA AKSIDENTET NË KOSOVË, 17 VIKTIMA E 3 MIJË TË PLAGOSUR NË 3 MUAJ
Artikulli tjetërPRESIDENTI META VIZITË NË SHKOLLËN AUSTRIAKE “PETER MAHRINGER”