Krimi në familje, i cili ndodhu në Malësinë e Madhe këtë të diel, ku mbeti e masakruar shtetësja Lumturie Bajrakurti, e cila u vra me sëpatë nga bashkëshorti, Ylber Bajrakurti, tronditi opinionin publike.

Krimi makabër u bë nga një shtetas me probleme mendore, i cili pak ditë mëparë kërkoi ndihmë të specializuar edhe pranë Drejtorisë së Shëndetit Mendor në Shkodër. Sipas neuropsikiatrit, Gjon Preçi, personi në fjalë ishte vizituar në klinikën e tij. Pavarësisht se raste të tilla paraqesin rrezik, ka procedura të gjata që duhen ndjekur për të izoluar të sëmurët e shëndetit mendor.

Preçi shprehet se të sëmurët mendor duhet të kenë një kujdes të veçantë sidomos nga familja. Përderisa, ata duhet të raportojnë për çdo luhatje. Rastet e vrasjeve të cilat kryehen nga persona me probleme mendore janë kthyer në problem shqetësues në Shqipëri. Ky nuk është rasti i parë, dhe si i tillë është një kambanë alarmi për një kujdes më të madh në vazhdim.

Artikulli paraprakANALIZA VJETORE E DAR SHKODËR PËR VITIN 2017
Artikulli tjetërAKSIONI I UJIT, SHTYHET AFATI ME NJË MUAJ