Familja e Hysenaj, nga Zagora në Malësine e Madhe, por me banim ne fshatin Shtoj, ka hapur dyert e mortit për të përcjellë për në banesën e fundit, vajzën e tyre, Lindita Bajrakurtaj, por që nderimet e fundit do ti behen nga familja që e solli në jetë dhe e rriti.

Familjarë, të afërm, miq të familjes Hysenaj, kane qene prezent ne nderimet për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre 42 vjecares Lumturie Bajrakurtaj. Por frikë e një hasmërie, por edhe refuzimi qe familja e bashkeshortit të marrë pjesë ne ceremonine e varrimit, ka detyruar policine qe të monotoroje dy familjet nga frika e një hakmarrje të mundshme.

Lindita Bajrakurtaj, u vra mbremjen e se dielës nga bashkeshorti i saj, me sepate ne oborrin e banesës së tyre në lagjen Kaldrun të qytetit të Koplikut. Autori i vrasjës nuk ka lëvizur nga viktima deri ne momentin qe kane mberritur forcat e policisë, nderkohe qe nuk ka takuar as tre femijet e tyre të cilët kane qëndruar në banese gjatë gjithe konfliktit të prindërve të tyre. Ylber Bajrakurtaj, do të dalë para togave të zeza për krimin makabër, ndërkohe që të afërmit bejne me dije se ato kishin probleme prej kohësh dhe vuanin nga problemet psikologjike