Policia ka arritur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit. Bëhet fjalë për shtetasin Emiljan Suti, alias Artur Suti, 40 vjeç, banues në Kurbin, i njohur për precedentë të mëparshëm penalë.Sipas të dhënave, ai është dënuar më parë me 5 vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ndërsa ka pasur edhe precedent penal për armëmbajtje pa leje si dhe ka qene i arrestuar në Belgjikë për vjedhje. Për kapjen e 40-vjeçarit janë angazhuar, krahas strukturave vendore të Policisë Lezhe, edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, ndërsa vijojnë kontrollet intensive në disa zona.

Ndërkohë, detaje te reja jane zbardhur ne lidhje me ekzekutimin e Ilir Gjinit, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure. Nga teresia e veprimeve hetimore rezulton se ndaj tij është qëlluar sapo kishte parkuar automjetin poshtë pallatit ku banonte. Viktima është qelluar me të paktën shtatë plumba pistolete, disa prej te cilave e preken në organet jetësore dhe gjeti vdekjen gjate transportit per ne Spitalin e Traumes ne Tirane .Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, e cila ndodhi vetëm rreth 100 metra larg Komisariatit të Policisë së Kurbinit. Hetuesit dyshojnë se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga zona, por deri më tani bashkëpunëtorët e mundshëm nuk janë identifikuar.

Grupi hetimor po punon mbi disa pista për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke përfshirë konfliktet e mundshme të viktimës, aktivitetin e tij jashtë vendit, si dhe të shkuarën e tij penale.

https://youtu.be/L7vnFXc0Fcg

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakINVESTIME INFRASTRUKTURORE NË KURBIN
Artikulli tjetërDITA E AKTIVIZMIT, SFIDAT PËR MBROJTJEN E LIQENIT