Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakVRASJA NË PLLANË TË LEZHËS, POLICIA ZBARDH NJOFTIMIN
Artikulli tjetërEKZEKUTOHET 64-VJEÇARI NË PLLANË TE LEZHËS (DETAJE TË REJA)