Nje tjeter ngjarje e rende me pasoje vrasje ka ndodhur serish ne qarkun Shkoder.Ekzekutohet në pritë një person në Bushat bashkise Vau-Dejes. Rreth orës 02.15 pas mesnate në fshatin Stajkë të Bushatit, është vrarë me armë zjarri automatik Luigj Gjergji, 24 vjeç, banues në fshatin Pistull, të Hajmelit.

Nga të dhënat paraprake siç raporton edhe uniformat blu , mësohet se në momentin e vrasjes viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, tip Audi, me ngjyrë të zezë, me targa greke NZP8147, në aksin rrugor Kreybushat- Vau Dejes, Shkodër. Dyshohet se ekzekutori i të riut, i kishte ngritur pritë në momentin që ka qëlluar.Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe i riu për shkak të plumbave të marrë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.Nga ana e uniformave blu e cila po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, identifikimin apo kapjen e autorëve informon se deri tani, shkaqet e këtij krimi kanë mbetur mister, pasi viktima nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë pasur ndonje mosvarrevshje apo konflikt të pazgjidhur.

Artikulli paraprakPerfundon ndeshja Shqiperi-Serbi me rezultatin 0-2
Artikulli tjetërSHKODER, DIGJET AUTOMJETI NE LEVIZJE