Drejtuesi politik për PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi qytetin e Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook Bushati shkruan:

Bota e krimit në Shkodër nuk njeh kalendar.
Krimi është në festë, rendi në drejtim të paditur, ndërsa Shkodra në frikë.
Qytetarët e Shkodrës po jetojnë periudhën më të errët të ketyrë 30 viteve.
Krimi i organizuar po ngjallë frikë dhe terror, edhe sot kur shkodranët duhet të ishin në festë.
Boll është boll! Paktit që kjo qeveri ka me krimin i japim fund. Kjo nuk është Shkodra e Shumicës!

Artikulli paraprakVritet me armë një person në Shkodër
Artikulli tjetërVRASJA NË SHKODËR/ DETAJE TË REJA, GJENDEN DY ARMË ZJARRI