Vrasje makabre në familje, shqiptari ekzekutohet në sy të gruas

Shqiptari i cili mbrëmjen e djeshme është qëlluar me armë në në banesën ku jetonte në Zvicër, ka ndërruar jetë në spital gjatë orëve të para të kësaj të marte, raportojnë mediat lokale. Ka qenë një plumb që i ka marrë jetën të riut. Paraditen e djeshme, rreth orës 10.45 në qytezën Gerlafingen të Kantonit Solothurn, 34-vjeçari A.A. u qëllua me armë në banesën ku jetonte me gruan dhe dy vajzat, raporton sot “20min” në edicionin gjermanisht. Raportohet se ai që ka vrarë shqiptarin ka qenë njerku i tij, një 54-vjeçar zviceran,i cili është arrestuar. Përveç tij, në pranga është vënë edhe vëllai i viktimës, i cili jeton në të njëjtin kat të vilës. Aty pranë jetonte dhe 54-vjeçari. Një zëdhënës i policisë së Kantonit Solothurn, i pyetur nga ka thënë se marrëdhënia në mes të viktimës dhe autorit është çështje e hetimeve. Një fqinjë ka treguar për mediat se, pas ngjarjes, e ka parë gruan e shqiptarit “të mbuluar në gjak, sepse ajo kishte mbajtur në krahë bashkëshortin”. Pasi është qëlluar me armë, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Artikulli paraprakBLLOKIMI I VETTINGUT, LU DHE VLAHUTIN TAKOJNË NISHANIN
Artikulli tjetërKUKAN KUNDËR BOJKOTIT TË PD: RIKTHEHUNI NË KUVEND