
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë zjarri një shtetas brenda automjetit me të cilin po udhëtonte. Viktima është identifikuar si Valter Lleshi, rreth 45 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, ai është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit.


