Një 32 vjecar eshte ekzekutuar me 3 plumba, ne fshatin Golem të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele është vrarë Angjelin Shkembi, 32-vjeç. Ai është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Në njoftimin për shtyp, policia e Shkodrës ben me dije se Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur tre gëzhoja pistolete, dy brenda në automjet dhe një jashtë, çka shton dyshimet se viktima dhe autori mund të kenë qenë bashkë në makinë.

Burimet bejne me dije se pista kryesore e hetimit, ngelet e shkuara e viktimes I cili u arrestua disa muaj me pare për kultivim kanabisi. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Në mbështetje të veprimeve që po kryhen policia lokale për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

Artikulli paraprak85 VJETORI I AKTORES TINKA KURTI
Artikulli tjetërPOLICIA JEP DETAJE PËR VRASJEN NË SHKODËR