Pesë persona janë gjetur të vdekur në një banesë në Berlin. Mësohet se mes viktimave janë tre fëmijë. Mësohet se në trupat e viktimave janë konstatuar plagë plumbash dhe thike.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa ende nuk dihen shkaqet e krimit. Një prokuror ka deklaruar se skuadra e mjekësisë ligjore ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, të vdekurit janë dy të rritur dhe tre fëmijë. Të rriturit thuhet se janë të moshës 40-vjeçare ndërsa tre fëmijët janë përkatësisht, 4, 8 dhe 10 vjeç.