Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S, 54 vjeçe.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetasi amerikan B.S, 57 vjeç, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Artikulli paraprakVRASJE NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetër“11 MAJI SHUMË I RËNDËSISHËM, ZGJEDHJET E PARA PAS HAPJES SË NEGOCIATAVE”, GONZATO: LUFTA NDAJ KRIMIT E KORRUPSIONIT, NË ZEMËR TË BISEDIMEVE ME BE