Presidenti Ilir Meta reagon pas vrasjeve mafioze të ditëve të fundit në disa qytete të vendit, që kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Kreu i Shtetit bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga të gjitha institucionet për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndërsa shton se duhen ndaluar sa më parë autorët.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”, shkruan Meta.

Ditët e fundit në vend kanë ndodhur disa vrasje. Në Vlorë u ekzekutua biznesmeni Bledar Birçaj, në Elbasan Everest Çaka dhe në Tiranë u vra Mehmet Qema.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/4016911445021765

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, KUPA NË NDER TË DY GAZETARËVE SPORTIV
Artikulli tjetërBIEN SËRISH SHIFRAT E COVID-19, MSH: 42 RASTE TË REJA DHE 3 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT