Presidenti amerikan Barack Obama mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në Dallas në nderim të 5 policëve të vrarë, incidentin tragjik i cili u nxit nga vrasjet e afro-amerikanëve.

“Jemi këtu për të nderuar kujtimin dhe humbjen e 5 vëllezërve tanë amerikanë, të lutemi për të plagosurit dhe për të gjetur një shpjegim te kësaj ngjarje. Nuk kishte të bënte nëse ishin njerëz me ngjyrë ose jo. ne momentin e goditjes me snajper të gjithë po ndihmonin njëri-tjetrin. Kjo është Amerika që njoh unë.” Fjala e Obames erdhi në një moment delikat për vendin pas rritjes së tensioneve dhe dhunës racore. Shefi i Uashingtonit hodhi poshtë zërat kritike që thonë se Amerika po vuan përçarjen pasi sipas tyre incidentet e fundit flasin për një histori të gjatë konfliktesh mes të bardhëve dhe komunitetit afro amerikan. “Jam këtu për të thënë që ne duhet të refuzojmë një dëshpërim të tillë. Jam këtu për të këmbëngulur se ne nuk jemi të ndarë sikurse duket. Policia e Dallasit tregoi vetëpërmbajtje të pabesueshme dhe shpëtoi jetën e shume njerëzve”, tha Obama. Ajo që nisi si një protestë paqësore, përfundoi në një nga incidentet më vdekjeprurëse në Amerikë ku përfshihen zyrtarë. Mikah Johnson, rezervist në ushtrinë amerikane është personi fajtor për vrasjen e 5 policëve dhe plagosjen e 7 të tjerëve. Më pas edhe vetë ai gjeti vdekjen. Por ne momentet e fundit ai u rrëfye se donte të vriste “njerëzit e bardhë”, në shenjë revolte ndaj vrasjeve të fundit të afro-amerikanëve në vend. Philando Castile u qëllua për vdekje në makinën e tij pasi e kishin ndaluar për një stop të thyer, ndërsa Alton Sterling e vranë edhe pse ishte i shtrirë në tokë e pa armë në dorë.

Artikulli paraprakDREJTËSIA PENGON EKONOMINË. SHQIPËRIA, NDËR 20 VENDET MË PROBLEMATIKE
Artikulli tjetërKRIJOHET “FOND EMERGJENCE” PËR THYERJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË