Për vrasjet e fundit të ndodhura në vend në Shkodër, në Pogradec dhe Sarandë, deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi bën fajtor kryeministrin Edi Rama! Me anë të një reagimi, Maliqi shkruan se Rama ka qenë i paaftë dhe i papërgjegjshëm, i cili jo vetëm u ka dhënë liri kriminelëve, por ka zhytur popullin në varfëri. Për Maliqin, rotacioni politik është i pashmangshëm me votë ose atë që quan revolucion demokratik, duke e paralajmëruar kreun e qeverisë se “fundi i tij do të jetë i dhunshëm”. Vendin shprehet deputeti Maliqi e ka mbytur krimi e droga duke fajësuar kështu qeverinë dhe kryeministrin Rama teksa shkruan në faqen e tij në facebook se:

“Vera e fundit ne pushtet e Mohican-it te fundit te Surrelit. Krimi, varferia, depresioni, droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh. Vrasje me plumb ne koke ne qender te Shkodres, femije e mitur e vdekur ne Sarande, vrasje e terror ne Pogradec si asnjeher tjeter, djali masakron dhe i pret koken nenes se tij, krim makaber, bresheri plumbash ne hotel duke terrorizuar pushuesit, vrasje ne Elbasan, panik ne plazhet e jugut dhe veriut, vjedhje, grabitje etj si neper filma. Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem. Jo vetem mashtroj, varferoj, ç’populloj vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale ‘Rilindje’. Demokracia do fitojë”, shkruan deputeti Maliqi.
Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Shqipëri kanë krijuar një lloj reagimi kudo në opinion ndërsa një pjesë e tyre vijojnë që të jenë të pazbardhura ende.

Artikulli paraprak10 MINUTA PËR TË KALUAR NË URËN E BARDHAJVE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZJARR TEK ISH FUSHA E AVICIONIT NË GRUDË