Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47 vjeç, i cili me 29 maj të këtij viti qëlloi për vdekje bashkëfshatarin Emiliano Ndou, 25 vjeç. Gjykata vendosi 15 vite burg për të, por dukë qenë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 10 vite burg. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj.

47-vjeçari Mark Kodra deklaroi në gjykatë pas vrasjes se ‘ajo punë ka ndodhur, çfarë është bëre është bërë’, ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Mark Kodra pranoi se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe me pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.

Artikulli paraprakPOLICIA KA DYSHIME SE PLAGOSJA E VINÇENS PIROLIT NDODHI NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, VITI I RI ME HALLE TË VJETRA PËR TRANSPORTIN