Pas disa orësh në arrati, është arrestuar D.H, autor i vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave. 40-vjeçari akuzohet për 3 ngjarje të ndryshme që tronditën sot kryeqytetin.

Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, E.H., motrën e kësaj të fundit, M.H., 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, H.D., dhe plagosi atë dhe ish-vjehrrën.

Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamzë, ku objektiv ishte familja e V.K., një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, E.K., 31 vjece.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FITON NDESHJEN ÇEREKFINALE NDAJ PARTIZANIT, 3-1 PËR SHKODRANËT
Artikulli tjetërPERMBYSET MAKINA NE AKSIN MILOT-LAÇ, PLAGOSEN 2 PERSONA