
Gjykata e Kurbinit vendos masën e sigurisë burg pa afat për Violeta Donajn gruan që vrau bashkëshortin e saj në Tregun e Milotit ditën e diel.
Donaj në Gjykatë shfaqi pendesë për krimin e rëndë. Ajo është shprehur përpara trupës gjykuese se burri e keqtrajtonte dhe luante bixhoz. “Ndaj dhe e kam kryer krimin e rëndë”, ka thënë ajo.


