Krimet e Rënda kanë dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen për akuzën e vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Kur kanë kaluar më shumë se një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, Gjykata jep dënimin maksimal për Qosen, mbrojtja e të cilit pretendoi se vuan nga probleme mendore, por ekspertiza rrëzoi këtë pretendim. David Qose vrau me armë zjarri në shtator të vitit të kaluar efektivin e FNSH, Kodra. Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.

Në tentativë për arrestimin e Qoses, Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët ishkaktuan plagë të rënda në tru. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e tjerë të FNSH arritën të arrestojnë David Qosen pas pesë ore rezistencë të këtij të fundit.

Artikulli paraprakEUROSTAT: PAS ZGJEDHJEVE TË 25 QERSHORIT, 5900 SHQIPTARË KËRKUAN AZIL
Artikulli tjetërBLLOKIMI PASAPORTËS, TAHIRI NESËR TE GJYKATA E KRIMEVE TË RËNDA