Dy vjet pas operacionit antidrogë në Lazarat, ku mbeti i vrarë edhe efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, është arrestuar në SHBA një prej autorëve të dyshuar. Ruhan Hiraj, 20 vjeç gjatë ndërhyrjes së policisë vrau me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe me Organizatën Ligjzbatuese FBI, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në datë 20.12.2017 në SHBA, shtetasin në kërkim ndërkombetar Ruhan Hiraj, 20 vjeç, lindur në Gjirokastër”, sqaron policia.

Ndaj 20-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”, parashikur nga nenet 79/b, 25, 79/b, 22, 25; 278/2 dhe 283 të K.Penal të R.Shqipërisë.

Çfarë ka ndodhur në qershorin e 2015 Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqiperisë.

Artikulli paraprakHIJE SKANDALI MBI UNIVERSITETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërDELAWIE: SHFUQIZIMI I SPECIALES. PIKË KTHESE LARG EUROPËS DHE AMERIKËS