
Martin Zefi i akuzuar për vrasjen e punonjësit të OSHEE-Zamir Velaj në fshatin Oblikë doli këtë të dielë përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.
Gjykata e Shkodrës e cilësoi si të ligjshëm ndalimin duke caktuar për të masën e sigurisë atë të “Arrestit me Burg” duke i dhënë të drejtën e apelimit të kësaj mase brenda 10 ditësh.Zefi u shfaq në me lot në sy në sallën e gjyqit, ndërsa kërkoi mëshirë nga drejtësia duke pretenduar se krimin e ka kryer në kushtet e depresionit dhe në atë moment kishte qënë I alkoolizuar.Ndaj tij Prokuroria e Shkodrës ka ngritur akuzat e “Vrasjes me Paramendim’ dhe “Armëmbajtje pa leje e armëve të ftohta” ndaj 54-vjecarit Martin Zefi.Nga provat e siguruara nga prokuroria arma me të cilën Zefi ka kryer krimin ka qënë e tipit bajonetë.Ngjarja e rëndë ku gjeti vdekjen punonjësi I OSHEE-së Zamir Velaj ndodhi me me datë 11 të këtij muaji në fshatin Oblikë.Sipas policisë Zamir Velaj 44 vjec u qëllua me thike nga Martin Zefi pasi refuzoi ti lidhte energjinë këtij të fundi I cili kishte 500 mijë lek debi pranë OSHEE.Në kushtet e errësirës dhe mospagesës së energjisë Zefi ka kërkuar lidhjen e dritave në banesën e tij, por kur mori përgjigje negative, e sulmoi për vdekje punonjësin e OSHEE-së, Zamir Velaj duke e qëlluar atë 2 herë me bajonetë në bark.Edhe pse u transportua me një mjet të rastit në Spitalin e Shkodrës, Velaj nuk arriti të mbijetonte pasi humbi shumë gjak duke ndërruar jetë në spital pas 30 minutash






