Burri që masakroi nipin me thikë dhe e la të vdekur në vend është penduar para hetuesve të policisë së Shkodrës.

Ai ka thënë se nuk donte të vriste, por ishte shumë i acaruar me të. Konflikti mes viktimës Mirsad Kuçi dhe xhaxhait të tij, Bujar Kuçi kishte nisur katër vite me parë, për një oborr të përbashkët.

Të shtunën pasdite, Bujar Kuçi dhe Mirsad Kuçi, i cili nuk jeten me, jane konfliktuar me fjale, por ne debat e siper, 63 – vjeçari nxorri thikën dhe e qëlloi në zemër nipin dhe më pas në këmbë.

Ngjarja pranë Teatrit Migjeni tronditi banorët, të cilët treguan se në shtëpi ndodhej vetëm fëmija 7 vjeçar i viktimës.

Artikulli paraprakPORTALET E “VRASIN”, FLET I “RINGJALLURI”
Artikulli tjetërPUNIMET NË RRUGËN E VELIPOJËS