“Nuk kam vrarë prindërit, por dy hije që u ngjanin mamit e babait”.

Pikërisht kjo deklaratë e Qemal Selës para trupit gjykues të Krimeve të Rënda bëri që ky i fundit të vendosë shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik për 26 vjeçarin që vrau prindërit në Peshkopi të enjten e 7 qershorit.

Ne seancën për masën e sigurisë, Qemal Sela nuk ka pranuar të mbrohet në gjykatë me avokat, teksa ka shpërthyer në akuza:

“Ju jeni gjykatë e korruptuar, nuk kam vrarë njeri”.

I riu ishte kthyer nga Anglia vetëm një natë para krimit.

Burimet thonë se atë e kanë depertuar, ndërsa të tjerë shtojnë se 26 vjeçari Sela është trajtuar edhe në Angli për sëmundje mendore.

Burimet thonë se ai kishte pasur një debat me prindërit Flamur Sela dhe Zeqimete Sela mbi të ardhurat nga puna në Agli dhe pronësinë e shtëpisë së kthyer në hotel pranë Llixhave të Dibrës.

Ky dyshohet të jetë motivi i krimit, por as vëllai i autorit nuk është në gjendje ta thotë.

Pasi në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se në kohën e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi. Motra 14 vjeçare nga ana tjetër po trajtohet me psikolog.

Policia e Dibrës mësohet se nuk ka marrë dëshmi të vlefshme as nga qytetarët që ndodheshin në hotel apo fqinjët, të cilët thonë se e njihnin shumë pak 26 vjeçarin që ishte larguar në Angli që në moshën 19 vjeçare.

Artikulli paraprakLONDËR, VRITET ME THIKË NJË EMIGRANT SHQIPTAR/ EMRI
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH GRUPIN DHE ALEATËT, PËRCAKTOHET AKSIONI OPOZITAR PËR KËTË JAVË