Dy shqiptarë të vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në Bazel të Zvicrës.

Prokuroria konfirmoi se viktimat janë shqiptarë të moshës 28 dhe 39 vjeç ndërsa edhe i plagosuri është shqiptar, shkruan zvicerania tagesanzeiger.ch. Dy persona kanë hyrë në lokal dhe kanë qëlluar dhe më pas janë larguar drejt stacionit Badischer Bahnhof në kufi me Gjermaninë Policia ka ndërmarrë një aksion për arrestimin e tyre por ende nuk ka asnjë gjurmë ndërkohë faqja online zvicerane tagesanzeiger.ch thotë se kjo është një ndër vrasjet më të rënda të ndodhur këto kohë në Bazel.

Zyra e prokurorisë e Bazelit në Zvicër thotë se autorët janë të moshës 30 dhe 40 vjeç, me flokë të zi dhe rreth 1. 75 cm të gjatë. Sipas hetuesve autorët kishin veshur rroba të zeza dhe njëri prej tyre kishte një xhaketë të zezë ose kafe. Nuk dihen shkaqet e atentatit. Deshmitarët thonë se lokali frekuentohet nga shqiptarë. Lokali më përpara njihej dhe si vend ku shpërndahej drogë por vitet e fundit pas ndryshimit të pronarit, njihej si lokal i qetë Në lokal ka pasur edhe persona të tjerë kur ndodhi atentati por vec viktimave nuk ka të lënduar të tjerë.

Artikulli paraprakBRENDA 28 DHJETORIT KAMERA SIGURIE NË PALLATE, SHKOLLA E KUDO
Artikulli tjetërKONFERENCA KOMBËTARE E NEFROLOGJISË