57-vjeçari u gjet i vrarë më armë zjarri në rrethana ende të paqarta, pranë baneses së tij në fshatin Tale të Lezhës.Pjeter Kaza u konstatua pa shenja jete rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dieles nga bashkëshortja e tij, e cila ka njoftuar të afërmit dhe policinë.Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në momentin kur Kaza po kthehej në banesë me automjetin e tij, pasi punonte në minierën e Spaçit, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri me silenciator, pasi nuk është dëgjuar asnjë zhurmë.Duke përfituar dhe nga errësira autoret i kanë zënë pritë 57-vjeçarit, teksa po hynte në banese.Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, po vijon punen për zbardhjen e kësaj ngjarje.Në cilësine e proves materiale janë sektruar disa gëzhoja si dhe janë shoqëruar dhe po merren në pytje disa përsona të cilët mund të kenë dijeni rreth vrasjes.Hetimet paraprake po përqendrohen në pistën e hakmarrjes, pasi viktima është pjesë e një familjeje të përfshirë në një konflikt të përgjakshëm që daton që prej vitit 1994.Zanafilla e këtij zinxhiri vrasjesh lidhet me ekzekutimin e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në Rrëshen, i cili u vra më 7 janar 1994 në mes të qytetit. Autorët e dyshuar, vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, u arratisën menjëherë pas ngjarjes. Në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i Ndue Kazës, vrau për hakmarrje dy vëllezërit në Laç, dhe për këtë ngjarje u dënua me 22 vite burg.Përplasja mes familjeve duket se nuk u ndal as pas kësaj. Më 28 prill të vitit 2024, në një lokal shqiptarësh në Bruksel, u vra Agustin Kaza, vëllai i 57-vjeçarit. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri në kokë dhe kraharor, ndërsa Pjetër Kaza është viktima e tretë në këtë konflikt që vijon prej më shumë se tri dekadash.

Artikulli paraprakHOMAZHE DHE PROTESTË NË KAMPIN E GJADRIT
Artikulli tjetërKAMPIONATI I VOLEJBOLLIT NË SHKOLLA