
Vritet drejtori i OSHEE të Vlorës plagoset një biznesmen
Dy te vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati mafioz në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Viktima është Roland Saliu drejtori i OSHEE Vlorë. Kurse i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se ai është Ervent Hyseni, pronari i televizionit lokal “Vlora Channel” në qytetin bregdetar dhe ps dergimit ne spital kahumnur jeten.Dyshohet se Hyseni ka qenë shënjestër e atentatit që ndodhi në një lokal në sheshin e Flamurit. Nuk dihet nëse drejtori i OSHEE Vlorë ka qenë shënjestra e atentatit apo u qëllua gabimisht. Deri tani, nuk ka informacionet që Roland Saliu të ketë patur konflikte të mundshme. Viktima ishte ulur në tavolinën e fundit në ambientet e jashtme të lokalit. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur edhe një i plagosur,kamarier i lokalit i cili është dërguar në spital. Dyshohet se atentatorët qëlluan me kallashnikov nga një makinë. Mjeti i tyre është gjetur i braktisur nga policia. Policia është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.






