MEDIAT KOSOVARE SHKRUAJNË SE VRASJA  MUND TË KETË LIDHJE ME PUNËN E POLICIT. Një efektiv i sektorit kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike në Kosovë është vrarë me armë në mes të Prishtinës.

Shemsi Gashi, 61 vjeç u gjet i pajetë në lagjen “Mati 1” rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm. Mediat kosovare shkruajnë se vrasja  mund të ketë lidhje me punën e policit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, por nuk përjashtohet edhe ndonjë konflikt i mundshëm pronësie. Indeksonline shkruan se efektivit Gashi ka punuar tek Krimet e Rënda Ekonomike, dhe ka qenë polic i Gjeneratës së Parë Ora 09.20 Shoqerohen tre persona GazetaExpress shkruan se jane shoqeruar ne polici tre persona te dyshuar qe mund te kene lidhje ose informacione me vrasjen e efektivit Gashi.