Vasilis Stefanakos një nga krerët kryesorë të botës së krimit në Greqi është ekzekutuar dje me 15 plumba kallashnikovi në Athinës. Stefanakos njihet si një nga miqtë e shqiptarit të famshëm në Greqi, Alket Rizai.

Ai kishte dalë para disa muajsh nga burgu pasi ishte dënuar me 14.5 vite burgim në vitin 2006. Stefanakos ka pasur 44 akuza dhe dy më kryesoret ishin se akuzohej si urdhëruesi i vrasjes që ka kryer Alket Rizai në lagjen Peristeri dhe se ndihmoi Rizain e Vasilis Paliokostas që të arratiseshin me helikopter nga burgu.

Stefanakos është ekzekutuar në lagjen Hajdari të Athinës, kur ishte brenda në makinë nga dy persona që ishin me një motoçikletë. Ai ishte cilësuar nga policia greke si lideri i “Greek Mafia” dhe një nga kokat e krimit në Athinë.

Artikulli paraprakVITI I SKËNDERBEUT, META: REFLEKTIM DHE KONSENSUS PËR NEGOCIATAT
Artikulli tjetërJULIAN BALLIU, PJESË E GRUPIT QË TRAFIKOI 2.5 TONË HASHASH