Fier, vritet më armë 1 person qëllohet brenda në makinë. Identifikohet viktima, Nelgert Pata, 34-vjeç

 

FIER- Vrasje në Fier. Një person është vrarë këtë të diel në qytetin e Fierit, ku është qëlluar me armë zjarri brenda në makinën e tij. Viktima është identifikuar Nelgert Pata, 34-vjeç nga Memaliaj, i cili njihet si person me precedent penal, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg për prostitucion. Gjithashtu, Pata rezulton i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në 1 maj të këtij viti te lokal “De Niro” në Tiranën e re, ku u ekzekutua Elton Çiça. Në 22 gusht të këtij viti, Patës iu bë një atentat me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur. Nelgert Pata është dënuar nga gjykata e Apelit, në vitin 2008, pasi sëbashku me babanë e tij, Astrit Pata u akuzuan se kishin shfytëzuar si prostitutë në Norvegji shtetasen me iniciale S.K, dëshmia e së cilës ishte edhe prova kyçe për dënimin e tyre. Ndërkaq, mesditën e sotme atij iu bë një atentat i dytë në qytetin e Fierit, ku edhe mbeti i vdekur. Trupi i pajetë i Patës u gjet brenda një automjeti tip ’Volkswagen’’, me targa AA I66 IY. Mësohet se në drejtim të viktimës është qëlluar 30 herë me armë zjarri kallashnikov. Plumbat kanë prekur edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka qenë në shoqërinë e viktimës. Sakaq, policia ku po kryen të gjitha hetimet për identifikimin e autorit të vrasjes dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. Një automjet është djegur në dalje të fshatit Zhupan, në dalje të Fierit. Dyshohet se automjeti i përket autorëve të vrasjes në Fier, të cilët i kanë vënë flakën për të fshehur gjurmët.

Artikulli paraprakFEMRA, VLLAZNIA-JUBAN DANJA 7-0
Artikulli tjetërKATER TE RINJ SHQIPTARE GRABITEN E DHUNOHEN NE DOGANEN GREKE,POLICIA :NUK KANE BERE DENONCIM