Vritet në Siri xhihadisti që ideoi sulmin ndaj ambasadës amerikane në Tiranë në vitin 1998

Themeluesi i grupit xhihadist egjiptian që më 1998 tentoi të godiste ambasadën e SHBA në Tiranë është vrarë javën e kaluar në Siri nga bombardimet amerikane, ka bërë të ditur Departamenti Amerikan i Mbrojtjes. Njoftimi nga Pentagoni thotë se bombardimet kanë vrarë 11 operativë të Al Qaedas, përfshirë edhe një që përshkruhet si një anëtar “trashëgimie” me lidhje me Osama bin Laden. Bombat e komanduara u hodhën në Idlib të premten e të shtunën, duke goditur një ndërtesë që përdorej për takimet e Al Qaedës, duke vrarë dhjetë operativë. Goditja e së shtunës vrau Abu Hani al-Masri, për të cilin Pentagoni thotë se kishte lidhje me Bin Laden dhe me liderin aktual të Al Qaedas, Ayman al-Zawahri. Al-Masri ka mbikëqyrur krijimin dhe aktivitetin e shumë kampeve stërvitorë të Al Aqedas në Afganistan in në vitet 80 e 90. Al-Masri ishte themeluesi i Xhihadit Islamik Egjiptian, grupi i parë Sunit që përdori vetëvrasës me eksploziv në sulmet terroriste, sipas Pentagonit. Midis aktiviteteve të grupit ishte edhe sulmi i parealizuar kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Artikulli paraprakDROGË DHE PROSTITUCION, SHKATËRROHET ORGANIZATA KRIMINALE SHQIPTARE, ARRESTOHET SHEFI
Artikulli tjetërREFORMA ZGJEDHORE, SHTYHET ME NJË MUAJ AFATI I KOMISIONIT