Plazhi i Velipojës vazhdon të mbetet një nga destinacionet kryesore për shumë pushues edhe gjatë këtij sezoni veror. Krahas kushteve qe te ofrohen ne kte plazh, vëmendje e veçantë po i kushtohet sigurisë në bregdet, ku prania e vrojtuesve u jep qytetarëve më shumë qetësi gjatë qëndrimit në det.

England Regja, i cili punon si vrojtues prej 7 vitesh në plazhin e Velipojës, tregon se ky sezon ka qenë relativisht i qetë, por kjo nuk do të thotë se mungojnë situatat e rrezikut. Sipas tij, pothuajse çdo ditë regjistrohen raste që kërkojnë ndërhyrjen e tyre të menjëhershme.

Bashkëpunimi dhe koordinimi I shpejtë e profesional mes vrojtuesve të plazhit, qendres shëndetësore si dhe forcave të rendit dhe policisë bashkiake ka rezultuar mjaft efikase në shumë raste gjatë këtij sezoni turistik në shmangien e shumë incidenteve të mundshme.

https://youtu.be/M3IHzZaVdmA

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPUKA NDERON RENATO FARINEN
Artikulli tjetërTURISTËT SHPËTOJNË MREKULLISHT, GURËT GODASIN AUTOMJETIN NË THETH