Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka nisur vizitën në Kosovë. Ai ka hyrë në Kosovë përmes kufirit të Jarinjës në orën 10:30, ndërsa ka ndryshuar plotësisht axhendën për arsye sigurie. Së pari ai do ta vizitojë manastirin Banjska, pastaj në 12:00 do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi. Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut. Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin.

Vizita e tij një ditore do të mbyllet në 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë. Vizita e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku Presidenti serb do të bëjë homazhe mesditën e sotme. Vizita e Presidentit të Serbisë zhvillohet në masa të forta sigurie, ndërsa mes dy vendeve është pezulluar dialogu pas vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë.

Artikulli paraprakDOM ARTUR JAKU: NË 105 VITE SHTET, PASARDHËSIT E ARBRIT JANË ENDE KAOTIKË
Artikulli tjetërVUÇIÇ NË KOSOVË: TË ZBARDHET VRASJA E IVANOVIÇIT, DUAM PAQE