KRYEMINISTRI SERB VLERËSON BISEDËN ME HOMOLOGUN SHQIPTAR.Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, i cili do të presë më 10 nëntor homologun Edi Rama, e ka quajtur pozitive telefonatën me kreun e qeverisë shqiptare që çoi në dakordësinë e kësaj date.

Mbi të gjitha, thotë Vuçiç, problemet duhen zgjidhur përmes bisedimeve. Megjithatë ai thote se nuk do të lejojë poshtërimin e Serbisë.“Ne kemi nevojë që të zgjidhim të gjitha problemet duke folur, por nga ana tjetër, qeveria serbe është dashur të tregojë që nuk lejon përbuzjen e shtetit dhe popullit të saj”, tha Vuçiç për gazetën serbe “Blic”.Vizita e paralajmëruar për më 22 Tetor e Ramës në Serbi, e para e një kryeministri shqiptar pas 68 vitesh, u vu në pikëpyetje pas incidenteve që ndodhën në fushën e blertë të Beogradit gjatë ndeshjes së 14 Tetorit Serbi-Shqipëri.Valëvitja mbi stadium e flamurit me hartën e Shqipërisë së madhe përmes dronit të telekomanduar, ngjalli jo vetëm dhunën e tifozëve serbë ndaj lojtarëve shqiptarë, por solli edhe akuzat e autoriteteve më të larta serbe për një provokim të paramenduar nga ana e Shqipërisë. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/OZ0Qp0rLPgM?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHQIPËRI- MALI I ZI, BASHKË NË EMERGJENCA
Artikulli tjetërVLLAZNIA – “GEA SPORT”, MIRATOHET PRISHJA E KONTRATËS