Vuçiç ka falënderuar qëndrimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili ka thënë se “është kundër krijimit të Shqipërisë së madhe”.

“I jam shumë falënderues presidentit turk. Në fillim të korrikut shkoj në një konferencë të madhe në Turqi dhe atje do të takohem me të e me presidentin rus, Vladimir Putin. Është me rëndësi të kemi marrëdhëniet të mira me Turqinë”, ka thënë ai, duke shtuar se pas kësaj Erdogan me dy avionë me biznesmenë do të shkojë në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sonte se friksohet se Serbia nuk është e gatshme për ndryshime kushtetuese. “Nuk duhet hyrë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës nëse nuk jemi në gjendje të merremi vesh se si ky akt do të duket gjatë 30 ose 50 vjetëve të ardhshëm”, ka thënë për rts Vuçiç. Vuçiç për televizionin publik serb ka folur edhe për dialogun me Kosovën.

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 39 KG KANABIS, TRAFIKANTËT BRAKTISIN ÇANTAT ME DROGË
Artikulli tjetërKATARI NUK HAKMERRET NDAJ FQINJIT TË VET PËR GAZIN PAVARËSISHT BLLOKADËS