Sërish shkëndija mes Kosovës dhe Serbisë edhe pse të dyja vendet arritën marrëveshjen në SHBA dhe ranë dakord për 16 pika.

Por Vuçiç sot ka pritur ambasadorin palestinez në Beograd dhe e ka falënderuar ndër të tjera për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj-Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Për Haradinaj-Stubllën, e cila ishte dhe vetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington gjatë marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

STATUSI NGA MINISTJA E JASHTME E KOSOVËS

Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprimet shkatërruese të shkeljes së pikës 15 të Marrëveshjes së Uashington ndërmjetësuar nga Trump.

Sot ai falenderoi ambasadorin palestinian Nabhan për ‘qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e Kosovës. ”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!

Artikulli paraprakMETA: KËSHILLI POLITIK TË REALIZOJË SA MË PARË NDRYSHIMET NË KOD, ME KONSENSUS DHE DUKE RESPEKTUAR ‘5 QERSHORIN’
Artikulli tjetërJEPET VENDIMI, ARBËR ÇEKAJ DËNOHET ME 21 VITE BURG PËR 613 KG KOKAINË, PËRFITON ULJE