Presidenti i Serb Aleksandër Vuçiç, të enjten ka dërguar kërkesë në institucionet e Republikës së Kosovës për të realizuar një vizitë në Kosovë.

Përveç presidentit të Serbisë, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, dhe Marko Gjuriç.

“Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviç, Vuçiç, Vulin dhe Gjuriç”, kanë konfirmuar zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme për mediat vendase.

Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës.

Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës.

Artikulli paraprakLIGJVËNËSIT E MIÇIGANIT PAS TAKIMIT ME TRUMP: NUK KEMI INFORMACION QË DO TË NDRYSHONTE REZULTATIN E ZGJEDHJEVE
Artikulli tjetër“MOS DILNI NGA SHTËPIA!” JA ZONA NË ITALI QË GODITET NGA CIKLONI DHE JEP ALARMIN E KUQ